Donald Trump - Foto: REL/Reuters

Trump ‘anulon’ festën vjetore për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump raportohet ka anuluar festën vjetoren për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ky takim festiv i cili është mbajtur me dekada nga presidentët amerikanë, dhe vendimi për të mos u mbajtur këtë vit shënon thekson marrëdhëniet jo të mira të udhëheqësit republikan me gazetarët, raporton Fox News.

Për disa javë kanë qarkulluar spekulime për fatin e këtij takimi, pasi që zyrtarët e administratës refuzuan të thonë se do të mbahej.

“Këtë vit ne do të ftojmë Muellerin”, tha Bill Shine, shefi i zëvendëskryeministrit të Shtëpisë së Bardhë, muajin e kaluar.

Robert Mueller po heton lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë.

Festa e Krishtlindjeve vitin e kaluar kaloi me disa polemika, pasi që një numër i gazetarëve me ngjyrë dhe të LGBT-së u përjashtuan nga lista për herë të parë në histori të kësaj feste.

Kjo u vërejt edhe në bojkotimin e ngjarjes së CNN “në dritën e sulmeve të vazhdueshme të presidentit ndaj lirisë së shtypit”.

Këto sulme vetëm janë shpeshtuar gjatë 12 muajve të kaluar, pasi që Trump vazhdimisht iu referohej mediave me “fake news/lajme të rreme” dhe duke konsideruar si “armik të popullit”.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj