Tri shtete mirëpresin kampionatin botëror në futboll 2026

Në kongresin e FIFA-s sot është vendosur edhe nikoqiri i Kupës së Botës 2026.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Botë, FIFA ka votuar në kongresin e mbajtur sot, se Kupa e Botës 2026 do të mbahet në tri shtete, Meksikë, Amerikë dhe Kanada.

Kandidatura e Meksikës, Amerikës dhe Kanadasë mori 134 vota nga të pranishmit kundrejt asaj të Marokut e cila mori 65 vota.

Sot FIFA në kongres mbajti një minutë heshtje për ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri i cili vdiq ditën e shtunë.

Kampionati Botëror që do të mbahet në Rusi fillon më 15 qershor. Kurse, pas katër viteve do të mbahet në Katar.