Foto: Trepça '89 Facebook

Trepça ’89 shënon fitore të lehtë ndaj KEK-ut (Foto)

Trepça ’89 ka shënuar fitore të lehtë ndaj KEK-ut, me rezultat prej 4-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 15-të të Ipko Superligës.

Mysafirët e nisën mirë takimin, duke kaluar në minutën e tetë në epërsi me anë të Ardit Gashit.

Por, vendasit shumë shpejt e rikthyen rezultatin në minutën e ’13 me anë të Mersinit.

Trepça ishte më kompakte në pjesën e dytë, ku realizoi edhe tre gola.

Gëzim Rusi realizoi dy gola në minutën ’49 dhe ’51, ndërsa për golin e katërt u përkujdes Manaj.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 pozicionohet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Ndërsa KEK-u në vendin e fundit me një pikë.