Trefishohet konsumi i mishit në nivel global

Numri i njerëzve tejkalohet me lehtësi nga kafshët. Në botë numri i pulave është 19 miliardë, numri i lopëve është 1.5 miliard, numri i deleve është 1 miliard e po ashtu edhe i derrave dhe kjo tregon se numri i kafshëve që jetojnë në planetin tonë është tri herë më i lartë se sa i njerëzve, raporton the Economist.

Por, këto shifra janë shumë më të vogla krahasuar me ato që i hamë.

Rreth 50 miliardë pula janë therur për ushqim çdo vit – një shifër që përjashton gjelat dhe pulat që nuk bëjnë vezë.

Numri i bagëtive, sidomos i derrave të therur është po ashtu në rritje.

Rreth 1.5 miliardë derra theren kryesisht për t’u bërë proshutë dhe salsiçe. Ky numër është trefishuar në 50 vitet e fundit.

Gjysmë miliard dele theren çdo vit. Numri i dhive të therura arriti numrin e lopëve të ngrënë gjatë viteve 1990, edhe pse shifra për bagëtinë përjashton industrinë e qumështit.

Kur është fjala për prodhimet e detit, numri i peshqve individualë dhe butak është pothuajse e pamundur për t’u llogaritur. Njëqind e pesëdhjetë milionë ton ushqim deti janë prodhuar për konsum njerëzor në vitin 2016.

Në 50 vitet e fundit numri i njerëzve në planet është dyfishuar. Por shuma e mishit që ne hamë është trefishuar.

Mishi i derrit ka qenë prej kohësh zgjedhja më popullore në tryezën e darkave. Por, shpezët tani mendohet se po e kalojnë këtë. Në vitin 1962, vetëm 12 për qind e prodhimit global erdhën nga pulat, rosat, patat etj. Tani shpezët përbëjnë një të tretën e të gjithë mishit të ngrënë në mbarë botën.

Në anën tjetër, mishi i kuq i viçit popullaritetin e tij e ka përgjysmuar për gati 50 për qind, por ende mbetet më i popullarizuar se qengji.

Pjesën më të madhe të konsumit të mishit e bëjnë vendet me të ardhura mesatare e veçanërisht Kina, e cila u bë konsumatori më i madh i mishit. Në të kundërtën në Europë dhe Amerikë Veriore konsumi i mishit ka rënë.

Për shumë njerëz, mishi është një burim i rëndësishëm i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por disa lloje të mishrave kanë yndyra të ngopura dhe përdorimi i këtij mishi rrit kolesterolin e keq.  Është e rekomanduar se mishi i kuq në hamburger, bifteku dhe salsiçet të përdoren vetëm 70 gramë në ditë.