Trajneri kosovar: Ata që nuk besojnë te 'Arbëria' ju ka fry Burdushi

Skuadra e Arbërisë në Ligën e Parë, nuk e ka nisur mirë sezonin pranveror, pasi nga katër ndeshje, i ka pësuar tri humbje dhe një barazim.

E për këtë po kritikohet trajneri Emin Bajrami, i cili e ka marrë drejtimin e skuadrës prej fillimit të sezonit pranveror.

E vet trajneri Emin Bajrami, ka reaguar duke thënë se ata që nuk besojnë te Arbëria, “ose iu ka fry dikush te Burdushi ose janë nga planeti tjetër”.

Ai poashtu ka thënë se nuk është kampion ai që fiton, por kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë, duke i referuar skuadrës së tij.

Arbëria aktualisht pozicionohet në vendin e tetë me 26 pikë nga 20 xhiro.

Në ndeshjen e ardhshme do të luajnë vendas ndaj skuadrës së Ramiz Sadikut.

Më poshtë mund të shihni reagimin e tij: