Foto: Kallxo.com

Trajneri i Prishtinës i kënaqur me lojën e skuadrës

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur pas ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, e cila mbaroi me rezultatin 1-1.

Josa tha se kjo ndeshje u përcaktua nga disa episode.

“Më interesoi që skuadra punoi, unë flas për skuadrën time, nuk flas për rezultatin real ose joreal, sepse atë e përcaktuan episodet, duke e pasur parasysh që me avantazh 1-0, mbetëm me një lojtar, aty hasëm në vështirësi, duke e pasur parasysh cilësinë e lojtarëve të Feronikelit”, tha trajneri Josa.

Ai po ashtu thuri lëvdata për skuadrën e tij, pasi ishte i kënaqur edhe pse mbetën me 10 lojtarë në fushë për më shumë se 30 minuta.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën, sepse edhe në momentet që ishim me 10 lojtarë. Megjithatë unë jam i kënaqur me skuadrën time për mënyrën se si luajti, për mënyrën se si vrapoi, për mënyrën se si ishte e impenjuar gjatë gjithë kohës, lufta vazhdon deri në fund, të tri skuadrat janë skuadra që e rivalizojnë njëra-tjetrën” është shprehur ai.