Trajneri i Prishtinës: I kënaqur me fitoren, por jo me lojën

Trajneri i Prishtinës Damir Mulaomeroviç, është shprehur i kënaqur pas fitores së mbrëmshme ndaj Steaua Bucurestit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Ai tha se ka qenë i kënaqur më përgjigjen e basketbollistëve të tij, por jo edhe me rezultatin.

“Jam i kënaqur me përgjigjen e basketbollistëve të mi dhe me rezultatin, por jo edhe me lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes”, ka thënë fillimisht trajneri i Prishtinës.

Damir Mulaomeroviç tha se pjesa e dytë e lojës ishte më e mirë se e para për Prishtinën, pasi e kishin rezultatin nën kontroll.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë se e para, pasi kishim situatën nën kontroll. Javën tjetër do ta kemi një ndeshje të vështirë, pasim presim ekipin danez që na ka shkaktuar humbjen e vetme, por që ne do të tentojmë vetëm fitoren”, ka shtuar  Damir Mulaomeroviç.

Prishtina do të përballet me Bakken Bears në javën e ardhshme.

Prishtina mbrëm e fitoi ndeshjen ndaj Steauas me rezultat prej 74-69.