Trajneri i Kosovës: I kënaqur me performacën jo edhe me rezultatin

Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Ishujve Faroe dhe Kosovës që përfundoi me barazim 1:1, kanë folur për Super Sport trajneri Bernard Challandes, portieri Samir Ujkani dhe mbrojtësi Fidan Aliti.

Trajneri i kombëtares së Kosovës ka thënë se është i lumtur me performancën e lojtarëve, por jo edhe me rezultatin.

“Jam i lumtur me prformancën, ndoshta jo me rezultatin. Ekipi u paraqit mirë në pjesën e parë, por është e vështirë të përballemi më Ishujt Faroe. Duhet të punojmë, ta mbajmë performancën. E mbajtëm topin mirë, por në 20 minutat e fundit duhet të bënim më mirë. Nuk mendoj për gjatë. Kemi ekip të mirë dhe synimi i ynë është të fitojmë në Maltë”, është shprehur Challandes.

Kapiteni Ujkani ka thënë se nuk ka qenë ndeshje e lehtë pasi kanë bërë vetëm një sërvitje përpara ndeshjes.

“Nuk ka qenë e lehtë, sepse kemi bërë vetëm një stërvitje. Kemi treguar karakter sepse ata janë lojtarë të gjatë. Kemi një muaj të punojmë nëpër klube dhe të fitojmë në dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Ujkani.

Ndërsa mbrojtësi Fidan Aliti është ankuar për të ftohtin dhe barin sintetik.

“E kemi qarkulluar topin mirë, më shumë se kundërshtari, por ata ishin shumë të organizuar dhe ishte e vështirë ta japim golin e dytë. Klima ka qenë e ftohtë dhe bari sintetik ka qenë i papërparueshëm”, ka potencuar Fidan Haliti.

Kjo është tabela e Grupit D, ku është Kosova, Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faroe.