Tragjedi në futboll, vdes gjyqtari në fushën e lojës (VIDEO)

Bolivia ka pësuar një tragjedi në botën e futbollit, pasi gjyqtari Victor Hugo Hurtado ka vdekur në fushë duke e ndarë drejtësinë në ndeshjen Always Ready dhe Oriento Petrolero.

Gjyqtari 31 vjeçar kishte rënë pa ndjenja në tokë dhe u transportua menjëherë në spital, por sipas mediave të huaja me të mbërritur në spital ai kishte vdekur.

Federata e Futbollit e Bolivisë e ka konfirmuar vdekjen e Victor Hugo Hurtado Ogeda.

“Federata e Futbollit e Bolivisë njofton për vdekjen e referit të kategorisë së parë Victor Hugo Hurtado Ogeda, për arsye të cilat ende nuk janë të ditura”, thuhet në njoftimin e Federatës së Bolivisë.

Kjo ndeshje u luajt në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vgFb5HJ4EB0