Tottenhami ia shkakton humbjen e parë Chelseas (Foto)

Tottenhami ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Chleseas, me rezultat prej 3-1, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.

Kjo humbje për Chelsean e Maurizio Sarrit është humbja e parë në këtë sezon.

Tottenhami e nisi furishëm lojen ku vetëm pas 8 minutave kaloi në epërsi me Dele Allin, pas asistimit të Eriksen.

Për golin e dytë u përkujdes super sulmuesi Harry Kane në mintën e 16’, ku përsëri asistues ishte Chrisitian Eriksen.

Pjesën e dytë, ishin përsëri vendasit që shënuan në minutën e 55’ me Son Heung Min.

Golin e nderit për blutë e Londres e shënoi Oliver Giroud në minutën e 85’ me kokë.

Pas kësaj fitore Tottenhami pozicionohet në vendin e tretë me 30 pikë.

Kurse Chelsea bie në vendin e katërt me 28 pikë.