Tottenham kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (Foto)

Tottenham është treguar i fortë për Dortmundin edhe si mysafir, pasi e ka mposhtur me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të ndeshjes së dytë kthyese në Ligën e Kampionëve në fazën e 1/8 se finales.

Ndeshja e parë në ‘Wembly’, kishte përfunduar me fitore 3-0, të Tottenhamit.

Ndeshjen e sotme e fituan ‘Spursat’ me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Harry Kane në minutën e 49’, pas asistimit të Sissokos.