Foto: Tottenham/ Twitter.

Tottenham fiton, rrëmben pozitën e dytë (Foto)

Tottenhami ka shënuar fitore të thellë ndaj Bournemouthit, me rezultat 5-0.

Christian Eriksen e nisi goleadën e golave për “spursat” në minutën e 16’.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Son Heung – Min, në minutën e 23’.

Lucas Moura shënoi për rezultatin 3-0, në minutën e 35’.

Edhe në pjesën e dytë në fushë u pa vetëm skuadra e Tottenhamit, e cila i shënoi edhe dy gola.

Harry Kane shënoi golin e katërt për vendasit në minutën e 61’.

Për rezultatin përfundimtar 5-0, u përkujdes Son Heung – Min, në minutën e 70’.

Në këtë ndeshje mbrojtësi i krahut të djathtë Walker –Peters, bëri tri asistime radhazi në tre golat e pjesës së parë.

Pas kësaj fitore Tottenhami, hyn në garë për titullin e kampionit, pasi ngritët në pozitën e dytë me 45 pikë, gjashtë më pak se vendi i parë.