Tottenham befasohet nga Wolves në shtëpi të vet (Foto)

Befasia e xhiros së 20-të në Premierligë është fitorja e Wolvesit ndaj Tottenhamit me rezultat 1-3.

Vendasit kaluan në epërsi me supergolin e Harry Kane në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve.

Pjesa e dytë i takoi tërësisht mysafirëve të cilët, që u paraqiten me një fytyrë krejt tjetër dhe arritën ta përmbysin rezultatin duke shënuar 3 gola në porten e Tottenham.

Boly e shënoi golin e barazimit në minutën e 72’.

Golin e epërsisë e shënoi Jimenez në minutën e 83’.

Për t’i dhënë fund epilogut të fituesit u përkujdes Costa në minutën e 87’.

Pas kësaj humbje Tottenham mbetet në pozitën e dytë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.