Torreira: Është e pabesueshme që jam në të njëjtën skuadër me Mesut Ozilin

Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, në afatin kalimtar të verës në vitin 2018 u transferua nga Sampdoria në Chelsea për 30 milionë euro pa ndonjë bujë të madhe.

Por, me kalimin e kohës, Torreira është bërë i pazëvendësueshëm te skuadra e Arsenalit,  duke i bërë deri më tani 27 paraqitje, prej të cilave i ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Torreira ka thënë se është e pabesueshme për të të jetë në skuadër me një lojtar.

“Është me të vërtetë e pabesueshme të jem pjesë në të njëjtën skuadër me një lojtar si Mesut Özil. Më bën krenar”, ka thënë Torreira për faqen zyrtare të Arsenalit.

Ai po ashtu ka thurur lëvdata për skuadrën e Arsenalit, duke thënë se dëshiron të rritet si lojtar në këtë skuadër.

“Jam shumë i motivuar të jem pjesë e kësaj skuadre dhe dua të vazhdoj që të rritem si lojtar këtu, që mendoj se është skuadër shumë e mirë”, është shprehur Lucas Torreira.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend