Tifozët e Ferronikeli mbushin stadiumin Rexhep Rexhepi (FOTO)

Kur kanë mbetur më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes Ferronikeli – Prishtina shkallët e stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas kanë nisur të mbushen me tifozë. Kjo ndeshje pritet të përcaktojë kampionin e ri të Kosovës.

Feronikeli është pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Prishtina e dyta me 75 pikë. Derisa Ferronikeli mund të shpallet kampion me barazim apo fitore, Prishtinës i duhet vetëm fitorja për tu shpallur kampion.

Në Drenas kanë udhëtuar edhe grupi i tifozëve “Plisat” për të përkrahur Prishtinën. Ata janë vendosur në anën lindore të Stadiumit ku nuk ka ulëse.

Ky është sezoni i dytë rresht që po vendoset titulli i kampionit në Superligë në ndeshjen e fundit.

Në sezonin e kaluar ishte ndeshja Prishtina- Drita, ku gjilanasit ishin shpallë kampion.