‘The Guardian’ për kombëtaren e Kosovës: Askush nuk mund t’i nënvlerësojë
Paraqitjet e mira të kombëtares së Kosovës në futboll nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së mediave më të njohura ndërkombëtare.
Në një prezantim të zhvillimeve kryesore të dy xhirove të kualifikimeve për kampionatin europian dhe gjysmëfinaleve e finaleve të Europa League, gazeta britanike ‘The Guardian’ e vë kombëtaren e Kosovës në mesin e pikave kryesore.
Gazeta raporton se kosovarët bënë një emër për veten e tyre.
Gzeta thekson edhe vendimin e federatës angleze të futbollit që ndeshjen ndaj Kosovës të mos e zhvillojë në stadiumin e zakonshëm të tyre, Wembley, por ta zhvendosë në stadiumin St Mary në Southampton.
Askush nuk mund t’i nënvlerësojë ata në fushë, shkruan The Guardian.
Fitorja e së hënës 3-2 ndaj Bullgarisë, e vulosur në 92-minutësh nga goditja me kokë e Elbasan Rashanit, e solli Kosovën në ndeshjen e 14-të pa humbje. Së paku, Kosova duhet të luftojë ndaj Republikës Çeke për vendin e dytë në grupin A.
Ekipi i Challandes ka fituar në Sofje pavarësisht mungesës për shkak së Arbër Zenelit, një nga dy lojtarët e tyre yje të krahut; një tjetër, Milot Rashica, doli në skenë me një gol dhe një asist. Ata mund të mos e mbushin Wembleyn por është e vështirë të mendosh për një skuadër ndërkombëtare më të këndshme në Evropë për momentin, shkruan The Guardian.
Brenda tri ditëve, Kosova zhvilloi dy ndeshje kualifikuese si mysafire; të paren e barazoi kundër Malit të Zi në Podgoricë (1:1), ndërsa të dytën e fitoi kundër Bullgarisë nv Sofje (3:2).
Në shtator, Kosova luan kundër Çekisë në Prishtinë dhe është mysafire e Anglisë.