Foto: RTV 21

Tërmet në Rajonin e Manastirit

Tërmet me intensitet prej 4,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot në ora 11 e 55 minuta është ndjerë në rajonin e Manastirit, kumtoi Observatoriumi Seizmologjik pranë Fakultetit Natyroro-Matematikor.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jug të Manastirit, në kufirin Maqedoni-Greqi në një thellësi prej dy kilometrave./21Media