Tërmet i fuqishëm në ShBA

Kalifornia Jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është goditur nga një tërmet i fuqishëm, të enjten, transmeton BBC.

Epiqendra e dridhjes ishte me magnitudë 6.4 afër qytetit të Ridgecrest, që ndodhet rreth 240 kilometra në veri-lindje të Los Anxhelosit.

Zjarrfikësit siguruan ndihmën mjekësore dhe u përballën me zjarret brenda dhe rreth qytetit, të premten.

Njerëzit nga shkretëtira e Mojave treguan ndjenjën kur vendi u godit nga tërmeti, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve.

Ka pasur dëme të konsiderueshme në Ridgecrest, i cili shtrihet në jug-perëndim të epiqendrës, tha profesori i mjedisit gjeografik, John Rundle për BBC.

Ai shtoi se ishte me fat që tërmeti kishte ndodhur larg qendrave të mëdha të popullsisë.

Rrugët ishin plasaritur dhe linjat e energjisë ranë në tokë pas tërmetit, gjithashtu u shkatërruan xhamat dhe goditur muret e disa shtëpive.

Tërmeti goditi gjithashtu pjesën pranë Liqenit të Kinës. Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte “dëme të konsiderueshme” – duke përfshirë zjarret, rrjedhjet e ujit dhe derdhjen e materialeve të rrezikshme.

Brad Alexander, zëdhënës për Zyrën e Shërbimeve të Emergjencave të Guvernatorit të Kalifornisë, tha të enjten se motorët e zjarrit dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë ndihmuar në zonën e Ridgecrest, ku besohej se ishte një numër ndërtesash të përfshira në zjarr.

“Raste të tilla nuk kanë mbaruar. Mund të ketë më shumë tërmete që ndodhin në zonë dhe kushdo që dëgjon atë në atë rajon duhet të jetë i përgatitur”, paralajmëroi ai.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj