Arkiv

Temperaturat e sotme në Kosovë

Temperatura e mëngjesit nga 9 në 16 dhe më e larta e ditës nga 26 deri në 29 gradë, do të fryjë erë e dobët deri mesatare në veri dhe në veriperëndim.

Moti me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë edhe në ditët në vijim, kurse shumë i ngrohtë të hënën në shumicën e vendeve, me temperaturat që do të shkojnë nga 32 deri në 35 gradë.

Pacientët kronikë dhe personat e ndjeshëm mund të pësojnë probleme të zakonshme për shkak të një situate të favorshme meteorologjike. Reagimet meteoropatike janë të mundshme por në formë më të butë.