Temperatura të larta në Kosovë

Parashikimet e meteorologëve  tregojnë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalët e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Shtypja atmosferike  vazhdon të mbetet  mbi vlerat e normales Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Indeksi UV mbetet i lartë, të paktën deri në gjysmën e dytë të këtij muaji, raporton IHM i Kosovës.