Prishtina. Foto: Kallxo.com

Temperatura të Larta Deri në 35 Gradë

Parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës tregojnë se gjatë të martës në vend do ketë mot të ngrohtë

Temperaturat do të lëvizin në mes 18 e 35 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat do të sillën në mes 17 e 34 gradë Celsius.

Në pjesën e dytë të javës, nga Evropa qendrore, pritet të depërtojë një front i ftohtë ajror i cili, kryesisht në orët e pasdites, mund të sjellin edhe reshje lokale shiu dhe bubullimë. Temperaturat parashihet të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes 15 e 30 gradë Celsius.