BBC

Teknologjia hollivudiane rehabiliton ushtarët e lënduar

Nathan Jones është njëri nga ushtarët amerikanë të lënduar në Afganistan. Ai tashmë është duke u rehabilituar në Qendrën Mjekësore të Rehabilitimit dhe Mbrojtjes në Loughbrough, raporton BBC.

Që nga plagosja e shpinës së tij në një fluturim në Afganistan pesë vjet më parë, ai ka pasur tre operacione që kanë pasur për qëllimin riparimin e dëmeve në nerva, tashmë ai sapo ka filluar të ecë pa shkop përsëri.

“Për mua është e mahnitshme të shoh se çka po ndodhë, makineria tregon se cilët muskuj janë punuar. Unë jam i habitur sepse më shumë vështirësi kam ecur”, tha ai.

BBC raporton se Makina e Rehabilitimit me Kompjuter (Caren) është e thjeshtë ajo është e rrethuar nga kamerat dhe përdorë teknologjinë e realitetit virtual për të ndihmuar ekuilibrin e pacientit, njohjen dhe besimin e tij në ecje.

Është  si një simulator i fluturimit, por ekipi e quan atë një “simulator funksional rehabilitimi”. Është i rrethuar nga ekrane që mund të krijojnë çdo mjedis që stafi mjekësor dëshiron, raporton BBC.