Të kalosh kohë në natyrë i bën mirë shëndetit, thotë studimi

Na thuhet të hamë pesë herë në ditë, të stërvitemi për 150 minuta në javë. Ndërsa ecja në pyje mund të jetë rekomandimi i radhës.

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se shpenzimi i dy orëve në javë duke ecur në natyrë – qoftë në pyje, park apo plazh – jep një nxitje pozitive për shëndetin dhe mirëqenien, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, shkruan CNN.

Studimi, i botuar të enjten në revistën shkencore Raportet, bazohet në intervista me rreth 20,000 njerëz në Angli, për kontaktin e tyre me botën e natyrës.

Është gjetur se mes njerëzve që kishin shpenzuar pak ose aspak kohë në parqe, plazhe ose pyje gjatë shtatë ditëve të fundit, afërsisht gjysma treguan nivele të ulëta të kënaqësisë së jetesës dhe një në katër thanë se ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

Ndër njerëzit që kishin kaluar së paku dy orë në natyrë, vetëm një na tre thanë se ndjehen të pakënaqur, ndërsa vetëm një nga shtatë tha se kishte shëndet të dobët.