Sutdimi: Meshkujt që mashtrojnë – më të rrezikuar nga infarkti

 

Sulmet në zemër janë më të shpeshta te meshkujt që mashtrojnë, por ende i tërheqin bashkëshortet e tyre, ndërsa shkaku më i besueshëm i kësaj është ndjenja e fajit, por edhe stresi, ka vërtetuar hulumtimi.

Meshkujt që mashtrojnë nuk rrezikojnë vetëm martesën, por edhe shëndetin, pohojnë shkencëtarët.

Rreziku që do të përjetojnë sulm në zemër është më i madh kur meshkujt gjendet me dashnoren sesa kur gjendet me bashkëshorten, ka zbuluar hulumtimi i Universitetit të Firences.

Gjatë seksit me bashkëshorten rreziku nga sulmi në zemër me pasoja vdekjeprurëse është më i vogël sesa gjatë takimit të nxehtë me dashnoren, shkruan Daily Mail.

Stresi për të pushtuar, për të joshur dhe kënaqur femrat, shpesh dyfish më të reja, mund të shkaktojë probleme me zemër, ka vërtetuar studimi.

“Seksi jashtëmartesor mund të jetë jashtëzakonisht stresues, sepse më së shpeshti pason pas pirjes apo ngrënies së tepruar. Po ashtu fshehja nëpër hotele të ndryshme në mënyrë të rrezikshme mund të rrisë tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës çka nxit shpenzim më të madh të oksigjenit dhe me këtë edhe sulmin në zemër”, ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, dr. Alessandra Fisher.

Përveç kësaj, rol të madh luan edhe ndjenja e fajit. Sulmet e zemrës janë më të shpeshta te meshkujt që tradhtojnë, por ende ndiejnë tërheqje për gratë e tyre, ka shtuar ajo.

Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që shumica e meshkujve që kanë vdekur gjatë seksit kanë pasur aferë jashtëmartesore dhe kanë vdekur larg nga shtëpia. /Telegrafi/