Surez flet para ‘El Classicos’: Të luash në ‘El Classico’ është një ndjenjë e veçantë

Sulmuesi uraguajan Luis Suarez, ka folur për ndeshjen më të shikuar në planetë, Barcelonë- Real Madrid, apo siç njihet ndryshe si “El Classico”.

Suarez ka thënë se “El Classicot” janë të ndryshme dhe kjo vlen edhe për këtë të rejen. Ai ka thënë se të luash në këtë ndeshje është ndjenjë e veçantë të cilen e dëshiron çdo lojtar.

“El Classico” janë të ndryshme – “Ndeshjet ndryshojnë nga njëra tjetra, kjo vlen edhe për “El Classico”. Në përplasjen e fundit të sezonit të kaluar me Real Madridin ishim kampionë, por kemi luajtur me intensitet të madh. Në ballafaqime të tilla nuk mendon se si vjen kundërshtari psikologjikisht. Kjo është “EL Classico” dhe duhet përjetuar plotësisht.Të luash në “El Classico” është një ndjenjë e veçantë. Falë publikut të rritet edhe më shumë adrenalina. Cilido lojtar dëshiron vetëm të fitojë. Janë momente shumë të bukura në karrierën e gjithkujt”, ka thënë Suarez për mediat zyrtare të “Barcelonës”.

Tutje “El Pistorelo” ka folur për trajnerin e Realit, Julien Lopeteguin dhe për mungesën e Cristiano Ronaldos.

“Real Madridi ka një trajner të ri dhe kjo është gjithmonë një motivim shtesë për lojtarët, për të treguar se ata meritojnë të luajnë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse Real Madridi ka lojtarë me cilësi të mëdha, që mund të bëjnë ndryshimin. Por, si çdo rival, edhe Reali ka dobësitë e tij, që duhet të shfrytëzohen”.  “Ne të gjithë e dimë se çfarë lloj lojtari është Cristiano, por një skuadër është mbi çdo lojtar. Real Madridi ka lojtarë të tjerë të mëdhenj, që bëjnë ndryshimin. Ne duhet ta bëjmë lojën tonë pa menduar se cilët lojtarë ka apo jo kundërshtari”, ka thënë Suarez.

“El Classico”  e 237-të luhet të dielën prej orës 16:15, në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Në këtë ndeshje do të mungoj Lionel Messi i cili është i lënduar.