Donald Trump. Foto: Facebook

Supremja Kthen Dekretin e Trump

Gjykata Supreme e SHBA-ve riktheu sot pjesërisht dekretin e Presidentit Donald Trump për emigracionin

Dekreti që ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA të shtetasve të gjashtë vendeve myslimane, Siri, Libi, Iran, Sudan, Somali dhe Jemen, do të aplikohet për çdo person që nuk ka krijuar marrëdhënie të besimit të mirë me një person apo një subjekt në SHBA, raporton AFP.

“Çdo banori të këtyre vende që është krejtësisht i panjohur nga autoritetet amerikane, do t’i refuzohet aksesi në territoret e SHBA-ve.Nga ana tjetër, një shtetas i këtyre vendeve që vjen për të vizituar një anëtar të familjes që ndodhet në SHBA mund të vijë, ashtu si mundet një student që është pranuar në një universitet amerikan”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme./21Media