Superliga ia sheh hairin Feronikelit, ngritet në ranglistën e UEFA-s (FOTO)

Feronikeli mbrëmë arriti që ta mposht Lincoln Red Imps-in, me rezultat 1-0, në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Këtë fitore Nikli e arriti me golin e sulmuesit anësor Mendurim Hoti.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, të premten do të ndeshet me ekipin nga Andorra, Santa Coloma e cili e mposhti dje Tre Penne-n e San Marinos me rezultat 1-0.

UEFA ka njoftuar se fitorja e Feronikelit  e ka ngritur Superligën e Kosovës në renditjen tabelare të UEFA-s për një vend.

Në këtë renditje Superliga ishte në vendin e 52-të, mirëpo pas fitores së Feronikelit është ngritur për një vend në të 51-tin.

UEFA, njofton se nëse Nikli e Prishtina, i kalojnë kundërshtarët e radhës, atëherë Superliga e Kosovës ka mundësi që të ngritët deri në pozitën e 46 ose 45.