Sulmuesi i Kilit turpërohet, dështon të shënoj penalltinë në stilin Panenka (VIDEO)

Kili mbërëmë pësoi humbje me rezultat 3-0, nga Peru-ja në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

Kështu Përu-ja ka bërë sensacion duke e eliminuar së pari Uruguain e mbrëmë kampionin aktual të Kupës së Amerikës.

Kili në minutën e fundit të ndeshjes kishte mundësi që ta shënoj golin e nderit me sulmuesin Edoardo Vargas nga penalltia.

Mirëpo, sulmuesi kilian tentoi të shënonte në stilin panenka, por u turpërua pasi portieri e kuptoi këtë dhe ia priti penalltinë me shumë lehtësi.