Sulmuesi bullgar Nedelev: Nuk di asgjë për Kosovën

Kosova nesër do të përballet me Bullgarinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Bullgaria nuk i nisi mirë kualifikimet, pasi në shtëpi të vet barazoi me Malin e Zi.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Todor Nedelev.

Nedelev është pyetur pas ndeshjes për ndeshjen ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se nuk di asgjë për Kosovën edhe nuk i njeh si ekip.

“Nuk di asgjë për Kosovën. Nuk i njoh si ekip dhe nuk i kam parë kurrë duke luajtur”, ka deklaruar Nedelev për mediat bullgare.