Studiuesit australian zbulojnë sinjale misterioze nga universi

Studiuesit australianë zbuluan valë të fuqishme të njohura si “shpërthim radioje”.

Sinjalet pothuajse janë dyfishuar dhe përfaqësojnë shpërthimin më të shpejtë të zbuluar ndonjëherë, shkruan revista Nature. Megjithëse në vitin 2007 ishin vërejtur valë të forta – “shpërthime të shpejta radioje”-  shkencëtarët kanë vënë në dukje këtë herë se numri i tyre tani është dy herë më i madh.

“Duke përdorur teknologjinë e re kemi provuar se radio shpërthimet e shpejta vijnë nga ana tjetër e universit, dhe jo nga vetë galaktika jonë,” shpjegoi Ryan Shannon, një profesor në Universitetin e Teknologjisë Swiburne, i cili udhëhoqi hulumtimin.

“Ne kemi regjistruar 20 shpërthime me shpejtësi të lartë në një vit, pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar në mbarë botën në vitin 2007”, shtoi ai.

Shkarkimet e shpejta të radios janë të zakonshme, por konsiderohen si një nga më të natyrshmet në univers.

Ndriçimet e energjive të jashtëzakonshme udhëtojnë me miliarda vjet dhe janë ekuivalente me sasinë që prodhon Dielli për 80 vjet.

Ato zgjasin për pak çaste dhe vijnë nga një burim i panjohur, dhe është shumë vështirë t’i kapësh.

Kur bëhet fjalë për shfaqjen dhe transmetimin, shkencëtarët e Harvardit besojnë se mund të jetë një rrjedhje nga transmetuesit e mëdhenj nga anijet kozmike.

Nga ana tjetër, disa ekspertë sugjerojnë se ato emetohen nga qeniet inteligjente. Midis shumë teorive, hulumtuesit thonë se mund të bëhet fjalë për vrima të zeza ose yje të dendura, të cilat janë ndeshur mes vete.