Studimi: Ushqimet dhe pijet e paketuara për fëmijët përmbajnë më shumë sheqer dhe më pak kalori

Etiketat me ngjyra dhe karikaturat në paketim mund të jenë një tregues i mirë se një rostiçeri (meze e lehtë) nuk është më ushqyesi, sipas një studimi të ri.

Sipas studimit të botuar të mërkurën në revistën PLOS One, produktet me marketing që ishin të dizajnuara për fëmijët ishin më të larta në sheqerna dhe më të ulëta në të gjitha lëndët ushqyese të tjera.

Studimi shqyrtoi rreth 6000 ushqime të paketuara për ta analizuar numrin e strategjive të marketingut që i kanë si target fëmijët dhe informacionin e tyre ushqyes.

“Ka shumë produkte në dyqanet tona ushqimore që tregtohen në mënyrë shumë të fuqishme dhe u drejtohen shumë fëmijëve”, thotë autorja kryesore e studimit Dr. Christine Mulligan, studiuese e post- doktoraturës dhe konsulente kërkimore në Departamentin e Shkencave të Ushqyerjes në Universitetin e Torontos, në Kanada. “Fatkeqësisht, ne  zbuluam gjithashtu se këto produkte janë, më shpesh sesa jo, shumë të pashëndetshme dhe me cilësi më të keqe ushqyese sesa produktet që nuk u promovohen fëmijëve”.

Promovimi te fëmijët është një strategji tërheqëse për kompanitë, sepse fëmijët shpesh do të rriten si “të rritur besnikë ndaj brendit” dhe do të vazhdojnë të kthehen, thotë Dr. Maya Adam, drejtoreshë e inovacionit të mediave shëndetësore dhe profesor i asociuar klinik në Departamentin e Pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Stanford. Adami nuk ishte i përfshirë në të studimin e ri.

“Si të rritur, në mbarë botën, ne marrim masa paraprake shtesë kur bëhet fjalë për fëmijët tanë. Ne kujdesemi për ta duke i siguruar mirë  teksa ulen në sediljet e atomjeteve, sigurohuni që të mbajnë helmeta”, thotë Adam. “Kur bëhet fjalë për ushqimet e paketuara, industria ushqimore po bën të kundërtën: në fakt promovon ushqime më pak të shëndetshme për anëtarët më të rrezikuar të shoqërisë”.

Dhe problemi mund të jetë edhe më i keq sesa tregon studimi. Mulligan vuri në dukje se studimi shikonte vetëm produktet në një moment në kohë.

“Kemi të ngjarë të nënvlerësojmë se sa ekspozohen fëmijët e marketingut në paketat e ushqimit në kohë reale – dhe paketimi është vetëm një nga mënyrat që kompanitë ushqimore i targetojnë fëmijët me marketingun e ushqimit”, tha ajo.

Një numër i madh kërkimesh tregojnë se fëmijëve u tregtohen këto produkte nga të gjitha anët, qofshin ato në televizion apo media sociale, në praktikë sportive apo në qendra komunitare – madje edhe në shkollë, tha ajo.

“Kjo është e rëndësishme që lexuesit ta kuptojnë, sepse të shohësh të gjithë këtë marketing po ndikon në mënyrën se si fëmijët hanë dhe zakonet e këqija dietike që po i zhvillojnë fëmijët do të vazhdojnë në këtë mënyrë gjatë gjithë jetës së tyre dhe do të ndikojnë në shëndetin e tyre në planin afatgjatë”, thotë Mulligan.

Si të shmangni brendin dhe rritjen e të ushqyerit

Studimi u krye në Kanada, mirëpo ky problem është i përmasave globale, thotë Mulligan.

Dhe qeveritë do të duhet të ndërhyjnë për ta rregulluar aftësinë e kompanive për t’i targetuar drejtpërdrejt fëmijët kur tregtojnë produkte që mund ta dëmtojnë shëndetin e tyre, shton ajo.

“Këto politika duhet të jenë të forta dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që t’i mbrojnë në mënyrë efektive fëmijët nga këto praktika të dëmshme të marketingut në të gjitha vendet ku fëmijët jetojnë, hanë dhe luajnë”, thotë Mulligan.

“Është e qartë se paketat e produkteve përdoren nga kompanitë për t’i tregtuar produktet e tyre te fëmijët. Kjo është arsyeja pse grupet si Heart and Stroke’ po bëjnë thirrje për përfshirjen e të gjitha llojeve të marketingut, jo vetëm televizionit dhe mediave dixhitale, në rregulloret e planifikuara për Kanada”, thotë Manuel Arango, drejtor i politikave shëndetësore dhe avokimit me Fondacionin e Heart and Stroke’, në Kanada.

Mirëpo, ndërkohë, ka mënyra për të bërë ndryshime në shtëpi, duke filluar me ndërgjegjësimin për mënyrat se si fëmijët po ekspozohen ndaj reklamave të produkteve që mund të jenë të dëmshme për ta, thotë ajo.

Një mënyrë e thjeshtë për të filluar është duke gatuar më shumë në shtëpi, thotë Adam.

“Për vaktet e ushqimit që ju vetë i gatuaani, ju jeni ata që mund ta kontrolloni sasinë e yndyrës, sheqerit dhe kripës në ushqimin e fëmijëve tuaj”, shton ajo.

Gatimi dhe ngrënia në shtëpi tregohet gjithashtu se e përmirëson shëndetin mendor dhe emocional dhe performancën akademike, thotë Adam.

Mulligan rekomandon të flisni me fëmijët se si kompanitë e përdorin marketingun dhe se si mund të ndikojë në zgjedhjet e tyre.

“Kjo mund të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’i përfshirë fëmijët në blerjet familjare të ushqimeve dhe për t’i ndihmuar ata të mësojnë se si të zgjedhin, bëjnë dhe hanë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme”, tha ajo./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala