Studimi – Njerëzit preferojnë më shumë të udhëtojnë sesa të martohen

Martesa kohët e fundit duket se është një obligim që nuk është shumë i thjeshtë për t’u marrë.

Në shumicën e rasteve secili përpiqet që të shmangë sa të mundë përgjegjësitë e tij. Profesionistët në vitet e tyre të 30-ta dhe 40-ta janë duke i ndryshuar qëllimet e tyre në jetë.

Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Flash Pack”, kompani udhëtimi, thuhet se një pjesë e madhe e njerëzve janë më të interesuar të kenë përvoja jetësore si udhëtimi sesa të martohen, të ndërtojnë shtëpi dhe të bëhen me fëmijë.

Nga personat që ata i kanë anketuar, më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin thënë se ta vizitonin botën është prioriteti i tyre kryesor.

Në një anketim të realizuar së fundmi ku janë përfshirë 3,000 britanikë është zbuluar se është në rritje numri i karrieristëve të cilët janë duke i shfrytëzuar paratë e fituara me djersë për të udhëtuar dhe për të pasur aventura të reja.