Konsumimi i kanabisit foto REL AFP
Studimi kanadez, kanbisi më i dëmshëm se alkooli
Të tymosësh kanabis shkakton dëme më të mëdha se sa po të pish alkool, veçanërisht përgjatë viteve të adoleshencës. Ky është alarmi i sapo njoftuar në faqen e American Journal of Psychiatry, nga një studim i Universitetit të Montrealit në Kanada.
Të tymosësh kanabis shkakton dëme më të mëdha se sa po të pish alkool, veçanërisht përgjatë viteve të adoleshencës. Ky është alarmi i sapo njoftuar në faqen e American Journal of Psychiatry, nga një studim i Universitetit të Montrealit në Kanada.
Vlen të kujtohet se shteti i Kanadasë sapo ka legalizuar përdorimin masiv të kanabisit, për qëllime rekreacioni. Në veçanti, në studimin e ri thuhet se përdorimi i kanabisit nga ana e adoleshentëve, paska një ndikim përkeqësues në plan afatgjatë mbi zhvillimin e trurit dhe aftësive të tij konjiktive.
Për të vlerësuar impaktin e alkoolit dhe kanabisit në trurin e adoleshentëve, studimi ka përfshirë rreth 3.800 adoleshentë, duke nisur që nga mosha 13-vjeçare, të ardhur nga 31 shkolla kanadeze.
Duke përdorur teste konjiktive, kërkuesit kanë mundur të masin funksionet cerebrale të adoleshentëve si: memoria e shkurtër e lidhur me të kuptuarin, arsyetimi perceptiv ose kapaciteti për të përdorur informacione të ardhura nga shqisat, dhe kontrolli frenues, ose kapaciteti për të frenuar impulset.
Shkencëtarët kanë vënë re që shtimi i konsumit të kanabisit nga ana e adoleshentëve ka një efekt dëmtues më të gjatë në kohë se sa alkooli. Kanabisi dëmton kryesisht aftësinë e vetëkontrollit, pra përmbajtjes së impulseve, dhe rrit mundësinë për shtim të impulsivitetit tek të rinjtë.