Studimi - Bëjeni këtë gjë që të ndjeheni të lumtur

Edhe diçka aq e thjeshtë, sa të zgjohesh në mëngjes mund të bëjë të ndihesh më mirë.

Studimet tregojnë se ata që zgjohen më herët janë më të motivuar, të fokusuar dhe kanë shëndet mendor më të mirë, natyrisht kjo nëse keni qasjen e duhur ndaj vetes, jetës, punës dhe të afërmve tuaj.

Një gjë që është shumë me rëndësi është të kujdeseni për veten, dhe kjo gjë duhet të fillojë sapo të hapni sytë.

Nëse diçka vazhdimisht ju ulë poshtë, qoftë puna ose një mik, atëherë është koha të marrësh vendime të vështira. Në mënyrë që të jesh e/i lumtur, duhet të shikosh vazhdimisht jetën tënde dhe t’i lësh anash gjërat që të bëjnë të pakënaqur.

Ju vendosni vetë për mënyrën e duhur për të këputur ndikimin e njerëzve që nuk ju bëjnë mirë, mirëpo asnjëherë nuk duhet të harroni se edhe nëse jeni lloj i personit altruist- nuk mund të ndihmoni të tjerët pa qenë mirë ju.