Statistikat tronditëse të Realit pas humbjes nga Ajax në Ligën e Kampionëve

Kampionët në fuqi të Champions League, Real Madrid, u “çmontuan” të martën mbrëma nga skuadra holandeze Ajax, në Santiago Bernabeu.

Kjo humbje e gjigandit spanjoll si duket ka sinjalizuar fundin e një epoke, me një nga humbjet më të këqija të klubit ndonjëherë.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, Real Madrid dukej se me një këmbë ishte në çerekfinale, por ndryshe doli të jetë, me një Ajax që në mënyrë mahnitëse nxorën jashtë garës spanjollët, shkruan Goal.com.

“Los Blancos” nuk janë eliminuar në Europë pasi kanë fituar ndeshjen e parë jashtë shtëpisë që nga sezoni 1994-1995 ku kishin humbur nga klubi danez Odense Boldklub.

Real Madridi është fituesi i parë i Ligës së Kampionëve që nuk do të kualifikohet për fazën e çerkefinales, që nga sezoni 2012-2013, kur Chelsea u nxor jashtë në fazën e parë të eliminimit direkt.

Rezultati 4-1 është gjithashtu diferenca më e keqe e humbjes së klubit në një ndeshje në shtëpi në këtë fazë të eliminimit, ndërsa madrilenët tani kanë humbur katër ndeshje rresht në “Bernabeu”, për herë të parë që nga viti 2004.

Periudha e humbjeve filloi me 17 shkurt, kur u mposhtën 1-2 ndaj Gironës në La Liga, ndërsa vazhdoi me dy humbje në El Clasico ndaj Barcelonës, një në Copa Del Rey dhe një në Ligë, dhe u vulos me humbjen ndaj Ajaxit në Champions League.

Në anën tjetër Ajaxi duke shënuar 4 gola në shtëpinë madrilene, u bë ekipi i tretë që shënon 4 gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Bernabeu, pas Bayern Munich në vitin 2000 dhe Schalke në 2015.

Gjithashtu Ajaxi janë të pamposhtur në 48 ndeshje të Ligës së Kampionëve, në të cilën kanë shënuar gol të parët, ndërsa tani kalojnë në çerekfinale për herë të parë pas 22 vjetëve.

Real Madrid ndeshjen e radhës e luan në udhëtim ndaj Real Valladolid, ku skuadra e Santiago Solarit duket se tani do të luaj vetëm për “krenari”, pasi janë pothuajse jashtë çdo gare.