Sperma e ngrirë në kushte hapësinore kalon testin e fertilitetit

Minj të shëndetshëm kanë lindur përmes spermës që u ngri dhe u ruajt në një ambient pa gravitet të ngjashëm me gjithësinë.

Një ekip japonez kanë realizuar një eksperiment në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) përmes të cilët  është vërtetuar që transporti i spermës jashtë tokës është i mundshëm.

“Banka të spermës mund të ndërtohen edhe në hënë si një mbështetje në rast të ndonjë fatkeqësie në tokë”, thanë ata për një revistë të njohur shkencore.

Gjithsesi ,është e paqartë nëse mund ti ndihmojë njerëzve për tu shumuar në hapësirë.

 Foshnjat e hapësirës

 

Mbajtja e jetës në hapësirë është sfiduese.

Në këtë institut, radiacioni është 100 herë më i lartë se në Tokë. Dosa mesatare e përditshme e radiacionit nga rrezet kozmike është e mjaftueshme që ta dëmtojë kodin gjenetik brenda qelizave të gjalla, duke përfshirë spermën.

Mikro graviteti gjithashtu ka efekte të çuditshme mbi spermën.

Në vitin 1988, shkencëtarët gjermanë dërguan një mostër të spermës së demit në orbitë në një raketë dhe zbuluan që sperma kishte mundësi të notonte shumë më shpejt në gravitet të ulët edhe pse nuk ishte e qartë nëse kjo jep avantazh në fertilitet.

Një tjetër test i hapësirës tregoi se vezët e peshqve mund të fertilizoheshin dhe të zhvilloheshin normalisht në një fluturim orbital 15 ditorë, që sugjeron se një udhëtim i shkurtër në hapësirë mund të mos jetë aq i dëmshëm për riprodhim, së paku për vertebrorët.

Mostrat e spermës së ngrirë të minjve u ruajtën në stacionin e hapësirës për nëntë muaj para se të dërgoheshin prapa në Tokë dhe të shkriheshin në temperaturë të dhomës.

Megjithëse AND-ja në spermë u dëmtua pak nga udhëtimi, prapë e kreu punën e saj në fertilizimin e vezëve të miut dhe duke krijuar “foshnje të hapësirës”, të shëndetshme.

Fertilizimi dhe lindjet ishin të ngjashme me minjtë e shëndetshëm në tokë.

Foshnjat e hapësirës patën vetëm dallime të vogla në kodin e tyre gjenetik dhe u rritën.

Disa prej tyre të zgjedhur u lejuan që të shumohen dhe të bëhen edh vetë prindër.

 

Hulumtuesit, Sayaka Wakayama dhe kolegët e saj nga Universiteti i Yamanashit, dyshojnë se disa nga dëmet e AND-së së spermës riparohet nga veza pas fertilizimit.

Nëse mostrat e spermës ruhen për periudhë më të gjatë në hapësirë, atëherë ka gjasa që dëmi të rritet dhe të kalojë limitin e kapaciteteve të vezës që ti riparojë këto dëme.

“Nëse dëmi i AND-së që bëhet gjatë ruajtjes për një kohë të gjatë paraqitet se ka një efekt të dukshëm tek pasardhësit, ne duhet të krijojmë metoda për ta ruajtur mostrën e spermës ndaj radioaktivitetit sikur një mbrojtëse nga akulli”, thanë ata.

Bankat e Spermës në Hënë

Kur ta gjejnë këtë metodë, ata mund të fillojnë të mendojnë për bankat e spermës në Hënë.

“Një depo e nëndheshme në hënë, sikur në tuba të llavës, mund të jetë ndër vendet më të mira për ruajtje të spermës për kohë të gjatë , për shkak të temperaturës së vogël, ruajtja nga radioaktiviteti i hapësirës nga shtresat e shkëmbinjve dhe izolim total nga çfarëdo fatkeqësie në Tokë”, thonë shkencëtarët.

Por, kjo prapë e len të hapur pyetjen e madhe, nëse gjitarët, duke përfshirë njerëzit, mund të qëndrojnë dhe të shumohen përgjithmonë në hapësirë.

Studimet me minj dhe njerëz deri më tani thonë jo.

Profesor Joseph Tash, një psikolog në Universitetin e Kansas Medical Center , tha se megjithëse gjetjet janë interesante, ISS-ja ishte një ambient i strehuar për tu përdorur si një zonë testuese për hapësirë.

“Orbita e ISS-së është nën mbrojtjen e rripit radioaktiv Van Allen- fusha mangetike që shmang pjesëzat më radioaktive që ta godasin Tokës apo ISS-në.

Ai thotë se një rrezik për dëm nga radioaktiviteti në hënë dhe më gjerë mund të jetë shumë më i lartë.

“Vezët dhe testikujt janë organet më të ndjeshme ndaj ekspozimit radioaktiv akut apo kronik”, tha ai.

Ai tha se mundësia e riprodhimit të gjitarëve në hapësirë përtej rripit të Van Allen do të varej nga krijimi i ndonjë hapësire të ruajtur nga radioaktiviteti ku do të mbroheshin sperma, vezët dhe embrionet nga dëmtimi.

Duke pasur parasysh kohën e shtatzënisë 9 mujore tek njerëzit, një nënë shtatëzanë gjithashtu do t’i duhej mbrojtje në një hapësirë të tillë. Pra ka pyetje mjekësore, shoqërore, psikologjike që kanë nevojë për përgjigje dhe adresim.