Foto: Barcelona/Twitter

Spektakël i Barcelonës, kalon në gjysmë finale të Copa del Rey (Foto)

Barcelona ka përmbysur gjithçka ndaj skuadrës së Sevillës duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-1. Ndeshjen e parë katalunasit e kishin humbur me rezultat 2-0, kurse pas fitores së sotme kanë kaluar në gjysmë finale të Copa del Rey.

Barca e nisi mirë lojën duke kaluar në epërsi në minutën e 13’ me Coutinhon.

Sevilla e kishte mundësinë e artë që ta barazonte rezultatin nga penalltia në minutën e 27’ me Ever Banegan, por mesfushori argjentinas e humbi atë.

Ivan Rakitic e dyfishoi epërsinë e Barcës në minutën e 31’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë Barcelona i shënoi edhe katër gola.

Coutinho shënoi në minutën e 53’, Roberto në të 54’, Luis Suarez në të 89’ dhe Leo Messi në të 90+2’.

Golin e vetëm për Sevillën e shënoi Arana në minutën e 67’.