Foto; Facebook/ Prishtina

Sot zhvillohet derbi i xhiros së 17-të të Superligës (Foto)

Në xhiron e 17-të të IPKO Superligës pa dyshim vëmendje do t’i kushtohet superndeshjes Prishtina –Drita, që zhvillohet sot prej orës 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina pas 16 xhirove është në vendin e parë me 37 pikë dhe sot ndaj Dritës do të kërkojë fitore në mënyrë që ta ruajë pozitën e parë për sezonin vjeshtor.

Ndërsa Drita, pas 16 xhirove pozicionohet në vendin e pestë me vetëm 23 pikë, ku gjasat për ta mbrojtur titullin e kampionit janë zbehur shumë.

Në ndeshjen e parë të këtij sezoni gjilanasit i kishin mposhtur kryeqytetasit me rezultat minimal 1-0.