Sot vendoset se cila skuadër do të mbetet në Superligë, Gjilani apo Besa

Sot prej orës 16:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë do të luhet ndeshja ndërmjet Gilanit dhe Besës, e vlefshme për barazh.

Cila skuadër sot do të dalë triumfuese do ta siguroj biletën edhe për një vit në Superligën e Kosovës.

Besa vjen nga vendi i tretë në Ligën e Parë.

Ndërsa Gjilani u pozicionua në vendin e 10-të në Superligë, vend ky që e detyroi ta luaj edhe një ndeshje në kaudër të barazhit, në mënyrë që ta kërkoj qëndrimin edhe për një vit në Superligë.