Sot mbahet 'Xhudo për Paqe'

Federata e Xhudos së Kosovës bashkë me klubin e Xhudos “Ippon” në Pejë sot organizon turneun ndërkombëtar “Xhudo për paqe”.

Trajneri, Driton Kuka me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se kjo garë është shumë e rëndësishme për ata që pretendojnë arenen ndërkombëtare.

Prezenet në këtë garë  për të takuar garuesit perspektiv dhe përkrahur sportistët e rinj do të jetë ekipi Olimpik në krye me Majlinden.

Turneu, i cili fillon në orën 11:00 do tëmbahet në Palestren sportive “Karagaqi” në pejë. /21Media