Sot luhet derbi Prishtina – Feronikeli

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë luhet derbi Prishtina – Feronikeli, me fillim nga ora 17:00

Ekipi nga Drenasi kryeson Superligën kosovare me 48 pikë pas 20 ndeshjeve, ndërsa Prishtina gjendet e dyta me 43 pikë.

Një fitore eventuale e Prishtinës, do ta bënte shumë interesante garën për titull, pasi do t’i afrohej Feronikelit në vetëm dy pikë.

Trajneri i “bardhekaltërve”, Mirel Josa ka folur para ndeshjes, duke thënë se ata duhet të jenë të qetë, pavarësisht se i mungojnë tre lojtarë për arsye të kartonëve, dhe se ka besim tek skuadra e tij.

Mirel Josa: Kam besim te Prishtina

Ndërsa në anën tjetër, nëse Feronikeli fiton në këtë ndeshje do të shkëputej plotë 8 pikë nga Prishtina e vendit të dytë, dhe do t’i afrohej shumë titullit.

Lapidar Lladrovci, kapiten i Feronikelit, për KALLXO.COM, ka thënë se kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, por ka paralajmëruar Prishtinës se nuk do ta ketë të lehtë.

Kapiteni i Feronikelit, Lapidar Lladrovci, e paralajmëron Prishtinën