Kosova-Danimarka_055_A Mulla

Sot Kosova fillon rrugëtimin për ‘EURO 2020’

Me ndeshjen ndaj Bullgarisë, Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll fillon jetësimin e ëndrrës për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Futbollit “EURO 2020”.

Ndeshja ndaj Bullgarisë do të fillojë në orën 20:45 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë kualifikuese për Kosovën në kuadër të EURO 2020, kurse Bullgaria e ka zhvilluar një të tillë, ku ka barazuar me Malin e Zi.

Përveç Bullgarisë, në kuadër të Grupit A ku bën pjesë Kosova, aty gjenden edhe favoriti i grupit Anglia, si dhe Mali i Zi dhe Republika Çeke.

Barazimi në miqësoren ndaj Danimarkës, e qoi në 10 ndeshje rekordin e Kosovës pa humbje nën drejtimin e zviceranit Challandes, ku 7 i kanë fituar ndërsa 3 herë kanë barazuar.

Kosova herën e fundit ka pësuar humbje me 9 tetor të vitit 2017, ku u mund nga Islanda 2-0, në ndeshjen e fundit kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”, ku në 10 ndeshje 9 herë kishte humbur, ndërsa kishte arritur vetëm një barazim.

Por që nga ajo kohë, kemi parë një Kosovë krejt ndryshe dhe këtë e dëshmoi edhe ndeshja ndaj Danimarkës të enjten.

Trajneri Challandes është treguar modest në konferencën për media para ndeshjes me Bullgarinë, ku ka thënë se Bullgaria është një ekip i fortë dhe ka eksperiencë në kompeticione të tilla.

Challandes flet para ndeshjes ndaj Bullgarisë: Pres që lojtarët të luftojnë për çdo top

.