CNN

Sot ka më shumë CO2 në atmosferë prej kur ekziston njerëzimi

Meteorologu Eric Holthaus tha se nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit kanë arritur nivelin më të lartë që nuk ka ndodhur asnjëherë prej që ekziston njerëzimi.  Sipas të dhënave nga Observatori Mauna Loa në Hawai, përqendrimi i CO2 në atmosferë është mbi 415 pjesë për milion (ppm), shumë më i lartë se në çdo moment në 800,000 vitet e fundit, që nga evolucioni i homo sapiens, raporton CNN.

Matjet janë bërë që kur programi i matjeve filloi në vitin 1958 nga Charles David Keeling, për të cilin është emëruar Curve Keeling, një grafik i përqendrimit të CO2 në rritje në atmosferë.  “Kjo është hera e parë në historinë njerëzore që atmosfera e planetit tonë ka më shumë se 415 ppm CO2”, tha Holthaus.

Gjatë epokës së Pliocenit, rreth 3 milion vjet më parë, kur temperaturat globale u vlerësuan 2-3 gradë Celsius më të ngrohta se sot, nivelet e CO2 besohet të kenë qenë dikunë mes të 310 dhe 400 pjesë për milion.

Nivelet e larta të karbonit (CO2) në atmosferë shkaktohen nga njerëzit që djegin lëndë djegëse dhe prenë pyjet, kështu ata parandalojnë ciklin e ftohjes natyrale të Tokës.  CNN raporton se lirimi i CO2 dhe i gazrave të tjera tashmë ka bërë që të ngriten temperatura dhe kjo do të thotë që duhet të merren veprime të menjëhershme nga qeveritë botërore.
Rreth 70 studime klimatike të rishikuara thonë se në një botë që është 2 gradë më e ngrohtë, do të ketë rreth 25 përqind më shumë ditë të nxehta dhe valë ngrohje të cilat sjellin me rreziqe të mëdha shëndetësore dhe rreziqe për paraqitjen e zjarreve.

Rreth 37 përqind  e popullsisë do të jetë e ekspozuar ndaj një vale të ngrohjes çdo pesë vjet dhe njerëzit do të jenë të rrezikuar nga mungesa e ujit dhe e thatësirave të mëdha, raporton CNN.

Përmbytja dhe moti ekstrem si ciklonet do të rriten, zjarret do të bëhen më të shpeshta dhe  jeta e shumë kafshëve do të shkatërrohet, mushkonjat do të lulëzojnë që nënkupton se mund të ketë edhe rrezik të malaries dhe sëmundjeve të tjera.