Solskjaerit i 'trashet' kuleta për transferime

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, për afatin kalimtar të verës do të ketë buxhet prej 200 milionë funtave për të trasnferuar lojtarë.

Solskjaer fillimisht erdhi në Manchester United si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos, por pas rezultateve të mira me klubin, ai nënshkroi kontratë tri vjeçare.

Sipas “The Mirror”,  Solskjaer target kryesor i ka yjet si Jadon Sancho, Callum Hodson- Odoi, Declan Rice dhe Aaron Wan Bissaka.

Për t’i transferuar këta lojtarë, bordi i United i ka paraparë 200 milionë funta, plus para tjera nga largimet e disa lojtarëve.

Tjetër synim për mbrojtje është Rahpael Varane, por francezi mund të transferohet në United, vetëm nëse Kalidou Koulibaly i Napolit transferohet në Real Madrid.