Solari: Reali është në garë për të tre titujt

Real Madrid sot pësoi humbje në shtëpi të vet nga Girona me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Humbja e sotme e madrilenëve ia pakësoi gjasat Realit që ta mbajë hapin për titullin e La Ligas.

Por, kështu nuk mendon trajneri i Realit, Santiago Solari.

Ai pas ndeshjes është deklaruar se Real Madridi është në garë për La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për tre titujt, të gjithë janë të mundshëm për ne. Në javën e ardhshme ne kemi një tjetër ndeshje me një rival serioz, të gjitha këto ndeshje do të jenë serioze dhe të vështira. Nuk ka rëndësi se ku je në tabelë, çdo ndeshje është e vështirë. Girona sot shfaqi me të vërtetë një performancë profesionale. Tani ne do të mundohemi t’i  fitojmë ndeshjet dhe ta ngushtojmë epërsinë pikëve me vendin e parë”, ka deklaruar Solari në një konferencë për media pas humbjes së sotme të ekipit të tij.