Solari: Kemi humbur me nderë

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka dalë në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës, e cila përfundoi me fitoren e katalunasve me rezultat 3-0.

Kjo ndeshje luhej në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Copa del Rey, ku pas kësaj fitore Barcelona kaloi në finale e cila do ta pres fituesin e ndeshjes Valencia – Betis e cila zhvillohet sot me fillim prej orës 21:00.

Solari deklaroi pas ndeshjes se janë të trishtuar me rezultatin, por jo për përfomancën. Ai thotë se skuadra e tij ka humbur me nderë.

“Largohemi te trishtuar për rezultatin por jo për përformancen. Kemi humbur me nderë. Duhet te jemi me efikas dhe t’i finalizojmë rastet qe kemi, kur ata i kishin rastet e tyre na ndëshkuan. Përgëzojmë Barcelonen, kane meritat e tyre për kalimin ne finale”, ka deklaruar Solari.