Foto: Real Madrid

Solari e mbron Ramosin nga akuzat për anti dopingun

“Football Leaks”, para një javë kanë tronditur botën e futbollit, përmes një publikimi përmes gazetës gjermane “Der Spiegel”, ku kanë akuzuar Sergio Ramosin, se ka dështuar dy herë ta kaloj testin e anti Dopingut.

Mirëpo, në konferencën e sotme të Real Madridit, ka folur trajneri Solari, i cili ka folur para ndeshjes ndaj Romës që e zhvillojnë në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëeve, nesër prej orës 21:00.

Solari është pyetur për çështjen e Ramosit, nga gazetarët, dhe ai e ka mbrojtur spanjollin duke thënë se është një e Realit dhe e futbollit.

“Ai është një njëri i qetë dhe një emblemë e Real Madridit, futbollit dhe Sportit”, tha Solari.

Ai gjithashtu ka thënë se është detyrë e secilit është që ta mbrojnë Ramosin, dhe se e vërteta nuk është e diskutueshme.

“Football Leaks”, ka publikuar edhe më herët skandale në futboll, për “Superligën e Evropes”, shkeljet e FIFA-s dhe UEFA-s në raport me Manchester Cityn e PSG-në.