Foto: Smajl Latifi/Facebook

Smajl Latifi: Jam thellësisht i zhgënjyer me vendimin e FBK-së, për zhvendosjen e ndeshjeve të Kosovës në Mitrovicë

Federata e Basketbollit e Kosovës, para disa ditësh ka njoftuar se ka anuluar organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë dhe Luksemburgut në Rahovec.

FBK-ja, bëri të ditur se këto ndeshje do të zhvendosen në Mitrovicë në palestrën “Minatori”.

Për një gjë të tillë sot është njoftuar edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka shkruar se është i zhgënjyer me këtë vendim dhe thotë se veprimet e disa individëve nuk duhet të ndikojnë e as të hedhin mundin e tyre poshtë.

I pari i Rahovecit ka thotë se është befasuar nga kjo komunikatë pasi në të nuk specifikohen arsyet e anulimit.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të Smajl Latifit.