Ilustrim Ariu - Foto: KALLXO.com

Sllovenia lejon vrasjen e 200 arinjve

Policia e Sllovenisë ka njoftuar se një grua 80 vjeçare ka marrë plagë të lehta pasi u sulmua nga një ari pranë shtëpisë së saj, në jug të Lubjanës.

Policia ka bërë të ditur se e moshuara është shtruar në spital pas sulmit dy ditë më parë në fshatin Vërh mbi Zhelimlame, 15 kilometra nga kryeqyteti.

Incidenti ndodhi pas vendimit të Qeverisë sllovene ku u miratua gjahu i dhjetëra arinjve dhe ujqve.

Këtë vendim qeveria e arsyeton me faktin se është tejkaluar numri i kafshëve për një shtet me 2 milionë banorë.

Numri i arinjve në Slloveni ka arritur në 1000, ndërsa autoritetet thonë se këtë vit ky numër duhet të ulet për 200.

Organizatat ekologjike kundërshtojnë vendimin, por qeveria insiston se kjo është e domosdoshme për shkak të numrit të madh të sulmeve ndaj kafshëve shtëpiake dhe fermave./rtk