Skype (ilustrim)

Skype ndryshon sërish

Gjiganti amerikan i teknologjisë ka vendosur që të ndryshojë edhe një herë shërbimin Skype, duke i hequr “highlights”-in që është si në Snapchat.

Drejtori i dizajnit të Skype, Peter Skillman tha se telefonatat ishin bërë të vështira për t’u kryer dhe “highlight” nuk u prit mirë nga përdoruesit.

“Për këtë arsye, Skype do të thjeshtohet duke bërë një hap prapa”, tha ai.

Skype tash do të përqendrohet në telefonata, video-thirrje dhe mesazhe, dhe se  e njëjta gjë do të ndodhë me aplikacionin Skype për mobil, njofton Microsoft.